Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një konferencë të përbashkët me homologen e saj të Kosovës, Donika Gërvalla ka shprehur kënaqësi që ndodhet në Prishtinë, derisa theksoi se e ndjen veten sikur të ishte në shtëpinë e tij.
Derisa theksoi se Turqia ka mbështetur dhe mbështet Kosovën në arritjen e saj të merituar në arenën ndërkombëtare.
“Folëm dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe se çfarë mund të bëhet për arritjen e stabilitetit në rajon. Ne si Turqi mbështesim Republikën e Pavarur të Kosovës dhe vlerësojmë se ajo të qëndrojë në këmbët e saja. Ne kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për ta arritur pozitën e saj të merituar në arenën ndërkombëtare, dhe mbështetja jonë do të vazhdojë. Forcat e NATO-s dhe KFOR-it kanë rol të rëndësishëm në Kosovë në vendosjen e sigurisë. Është krenari që shohim komandantin tonë që vazhdon të ketë suksese këtu në Kosovë. Qëllimi ynë është të sjellim një vizion gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona, sigurinë, politikën dhe ekonominë i konsiderojmë tri shtylla kryesore të bashkëpunimit tonë”, tha ministri turk.