Kreu i sigurimit më të madh shëndetësor në Amerikë u vra në një rrugë në New York

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara, u qëllua dhe u vra në Manhattan këtë mëngjes, konfirmoi policia e New York, shkruan CNN.

Në kohën e sulmit, Thompson po shëtiste drejt Hotelit Hilton të Nju Jorkut në Manhattan për të marrë pjesë në konferencën e UnitedHealthcare.

Sulmuesi po e priste

Sulmuesi i armatosur, i cili hetuesit thonë se priti pak kohë para mbërritjes së Thompson, hapi zjarr nga një distancë prej rreth 7 metrash duke gjuajtur disa herë. Siç shkruan New York Post, sulmuesi kishte veshur një maskë dhe iku në lindje në Avenue 6.

Detaje të tjera nuk dihen, por hetuesit thonë se duket se është një vrasje e synuar. CNN ka kontaktuar me UnitedHealthcare, i cili deri më tani nuk është përgjigjur. Hotel Hilton ndodhet në një pjesë të pasur të Manhattan, ku ngjarje si kjo janë të pazakonta. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews