Krasniqi: Kurti dikur “ëndërronte” të paraqitej në prokurori kundër Thaçit dhe Veselit, tani refuzon intervistimin

Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se dikur kryeministri Albin Kurti ëndërronte që se bashku me Glauk Konjufcën të paraqiteshin në prokurori kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai ka vlerësuar se shefi i qeverisë edhe tani duhet ta ketë të njëjtën dëshirë dhe t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se intervistimi i Kurtit nga prokuroria do të hidhte dritë mbi një çështje penale të cilën po e heton prokuroria.

“Kryeministri Kurti shpesh i referohet raportit të “Ëorld Justice Project”, sipas të cilit Kosova renditet e para në rajon për sundimin e ligjit. Kjo nënkupton se kemi institucione të besueshme të drejtësisë, ndaj edhe thirrja e Prokurorisë për Kryeministrin Kurti që të dëshmojë lidhur me një rast korrupsioni është një hap i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Kurti erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar korrupsionin. Nëse kjo kauzë është vërtet prioritet për të, do të duhej të bashkëpunonte me Prokurorinë dhe të raportonte vetë rastet e ministrave të përfshirë në korrupsion, në vend që t’i mbronte, siç duket se po ndodh aktualisht. Kjo situatë duhet të ishte sikur në kohen kur ishte ne opozitë, dhe së bashku me Glauk Konjufcën “ëndërronin” të thirreshin nga Prokuroria për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews