Krasniqi: Krerët e UÇK-së në Hagë, testament i gjallë i përpjekjeve për liri e shtet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 është një nga ato ditët që secili e mban mend se çfarë ka qenë duke bërë.

Në seancën solemne të Kuvendit, në nder të 25-vjetoritë të Çlirimit të Kosovës, Krasniqi tha se ajo ditë dikë e ka gjetur jashtë vendit, dikë të frikësuar apo të strehuar, por një kategori e zgjedhur e popullit e ka gjetur me pushkë në dorë, duk luftuar për çlirimin e vendit.

Konjufca tha se këta ushtarë ishin të gatshëm të vdesin për liri, duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm në rrugëtimin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari.

Krasniqi: një kategori e zgjedhur e popullit tonë kjo ditë e ka gjetur me pushkë në dorë nëpër fronet e luftës çlirimtare të gatshëm të vdesin për liri

“12 qershori i vitit 1999 është një ato ditët që secili që kemi jetuar e mbajmë mend mirë se ku kemi qenë dhe çfarë kemi bërë atë ditë dhe kjo ditë dikë e ka gjetur jashtë Kosovës si të dëbuar dhunshëm apo nëpër kampet e refugjatëve, dikë në Kosovë të frikësuar apo duke u strehuar maleve, dikë tjetër të degtisur nëpër shtete të ndryshme të botës e disa të tjerë nëpër burgjet Serbisë, por një kategori e zgjedhur e popullit tonë kjo ditë e ka gjetur me pushkë në dorë nëpër fronet e luftës çlirimtare të gatshëm të vdesin për liri duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm të rrugëtimit tonë kombëtar, komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Krasniqi.

Duke kujtuar sakrificën e liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Krasniqi tha se kjo është dëshmi se liria nuk është e garantuar dhe se për të duhet luftuar dhe mbrojtur çdo ditë.

I pari i PDK-së tha se këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti.

Krasniqi u bëri thirrje atyre që të qëndrojnë të fortë, pasi sipas tij, historia kurrë nuk do të mund të ndryshohet dhe se “Dielli do të lind përsëri”.

Krasniqi: Krerët e UÇK-së janë testament i gjallë i përpjekjeve që kërkon liria dhe shteti

Këto 25 vjet na kanë mësuar se liria kurrë nuk është e garantuar dhe nuk mund të merret si e mirëqenë. Për të duhet luftuar dhe atë duhet mbrojtur çdo ditë, për të duhet punuar ndershëm e me zell që t’ua kalojmë brezave pasues trashëgiminë, e kush e di këtë gjë më mirë se ne këtu. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre në Hagë që kanë thuajse 4 dekada që luftojnë për lirinë dhe mbrojtjen e sajë, që nga protestat studentore popullore në vitet e 80-ta, celulat e para të krijimit të UÇK-së në vitet e 90-ta përpjekjet e jashtëzakonshme për pavarësi në dekadën e parë të këtij mijëvjeçari. Lufta e tyre nuk u ndal kurrë dhe beteja e tyre për lirinë tonë po vazhdon ende. Këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti. Ju themi se jeni heronj të luftës dhe të paqes dhe se askush me asgjë nuk mund ta ndryshojë të vërtetë, qëndroni të fortë sepse padyshim Dielli do të lind përsëri”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews