Kontestohet rritja e pages minimale prej 350 eurove

Ekspertët ekonomikë kanë filluar ta kontestojnë rritjen e pages minimale prej 350 eurosh në Kosovë e cila u konfirmua nga Qeveria Kurti të marten.

Ekspertët po e cilësojnë si “mashtrim elektoral” hapin e Qeverisë, pasi që juridikisht ka dallime substanciale mes ligjit të sjellur tash nga Qeveria dhe një vendimi që ka ekzistuar para dy vitesh nga Kuvendi kur kishte marrë vendim për rritje page minimale në 264 euro. Vendim ky që kishte përfunduar në Gjykatën Kushtetuese me insistimin e opozitës dhe që opozita e kapitalizojë me përgjigjen kushtetuese se rritja e pages në këtë kuotë, përbente shkelje kushtetuese.

Profesori i ekonomisë Median Hashani tha të mërkuren se “vendimi i Qeverisë për rritje të pages minimale në 350 euro,është pothuajse 100% elektoral dhe i njejti nuk ndryshon asgjë dhe se kjo page minimale është dashur të aplikohet qysh me fillim të mandatit qeverisës”.

Në një matje të tij ai ka thënë se inflacioni që ka ndodhur nga fillimi i punës qeveritare e deri më tani, shifrën prej 350 eurove e ka degraduar në 218, matematikë që tregon se gjatë këtij mandate qeverisës inflacioni e ka zhvlerësuar shifrën prej 350 eurove në 218, për fiks fiks 76,300 euro.

Kryetari i Odës Amerikane (OAEK) Arian Zeka e ka quajtur rritjen e pages minimale në 350 euro pak më ndryshe se z.Hashani, duke e cilësuar si “veprim populist” të Qeverisë Kurti.

Zeka tha se ky vendim bie në kundërshtim me ligjin e bërë dhe vlen vetëm si populist.

“Ky vendim është në kundërshtim me ligjin që është që është bërë,sepse Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) detyrohet ta zbatojë ligjiin, e unë e kontestoj edhe fakti që ATK duhet ta zbatojë ligjin i cili përcakton pagën minimale…”

Vendimi e Qeverisë për rritje të pages minimale prej 350 eurove, shumë ekspertë e shohin si të pa zbatueshëm edhe për faktin se para tij ekzistonte një vendim i Kuvendit i cili është dashur të shfuqizohet dhe pas shfuqizimit të miratohet në Kuvend me votim ligji për rritje page minimale në kuotën 350 eurove.

Eksperti juridik Blerim Burjani e sheh ndryshe rritjen e pages minimale dhe ai thotë se ekonomikisht Kosova vepron mbi bazat e rregulloreve të tregut të lire dhe Qeveria lshtë detyruar ta rris pagn minimale shpejt, sepse në sektorin privat më nuk ka page nën 450 euro dhe se tregu i punës ka mbetur pa punëtorë.

“Qeveria mund ta bëjë këtë, e ka shumicën në Kuvend,sa është i ligjshëm apo i pa ligjshëm është çështje njerëzish dhe idesh, por kjo mund të jetë një iniciativë dhe ta dërgojë në Kuvend për miratim”,thotë Burjani duke treguar se rolin primar e luan oferta dhe tregu të cilat imponojnë reagime të Qeverisë dhe do të ishte mire kur Qeveria ndjek tregun dhe kërkesën.

Ekspertët e deshifrojnë si konfuz vendimin e Qeverisë për rritje page minimale në 350 euro,në mes të ligjit të miratuar para dy vitesh dhe rritjes aktuale pa de validizuar vendimin e Kuvendit, e ai që shfuqizon vendimin e Kuvendit është vetëm Kuvendi dhe asnjë ligj i qeverisë që me vendime të matet me Kuvendin./TelegramNews

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews