Kryekuvendari Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Konjufca ka thënë se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë
Postimi i tij:
Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.
ua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre.
Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste.