Komandanti i Gardës Revolucionare iraniane Hossein Salami paralajmëron se Izraeli do të përballet me “pasoja të rënda” pas sulmit në vendet ushtarake iraniane.
Ai thekson se Izraeli nuk arriti “qëllimet e tij” me sulmet të shtunën.
Ai e quajti sulmin një gjykim të gabuar dhe paralajmëroi se pasojat do të jenë të paimagjinueshme për Izraelin, raporton The Times of Israel.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi ndaj Iranit ishte i saktë dhe i fuqishëm dhe arriti të gjitha qëllimet e tij.
Kujtojmë, forca ajrore izraelite të shtunën kreu sulme mbi objektivat në Iran me një grup më të madh aeroplanësh, në përgjigje të një sulmi iranian me raketa balistike mbi Izraelin që u zhvillua në 1 tetor.