Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë variojnë deri në dy orë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar se në pikën kufitare të Muçibabës, pritja për të hyrë në Kosovë është deri në 30 minuta sipas përditësimit të fundit.
Në pikat tjera kufitare, pritjet për hyrje janë nga 3 deri në 10 minuta.