Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.J për shkak se i njëjti dyshohet që ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij B.B..
Personi i lartëpërmendur ka ushtruar dhunë fizike në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
I pandehuri që nga data 12 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për veprën penale “Dhuna në familje”
Ferizaj, 13 Gusht 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.J.,për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me datë 08 Gusht 2024, rreth orës 07:30 në Ferizaj, rruga, “Gëzim Sahiti”, përkatësisht në një market, i pandehuri me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe cenimit të dinjitetit ndaj të dëmtuarës-dashurës së tij B.B., me të cilën bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty rreth daljes së të dëmtuarës nga shtëpia, më pas e godet njëherë me grusht në anën e majtë të fytyrës, e kap për flokë duke e tërhequr zvarrë derisa e rrëzon dhe e godet njëherë me shqelm pas kokës, me të cilën ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri që nga data 12 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.