Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë gjatë ditës së sotme.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugor në fshatin Deberlluke, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar katër(4) persona”, tha Zaiti. /TelegramNews.com.