Kartelat për të punësuarit në KEK, Çitaku-Kurtit: Mjerim i promovuar si arritje, ky pushtet e do qytetarin e nënshtruar

Ditën e djeshme, Kryeministri Albin Kurti ishte i pranishëm bashkë me Ministren Artane Rizvanolli në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B. Krejt në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit. Lidhur me këtë ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se kjo është veçse një “farsë e mjerë”.

Në një postim në Facebook, Çitaku e PDK-së thotë se ky është mjerim i promovuar si arritje.

“Lëvizja VV dhe A.K. – Mjerim i Promovuar si Arritje Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipit. Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë”, shkruan Çitaku në Facebook.

Sipas saj, “është ironike që pikërisht VV-ja dhe Albin Kurti që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë.”

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së thotë se ajo që don ky pushtet është të jetë qytetari i dorëzuar e i nënshtruar, e që pranon lëmoshën si sukses.

“Të nejtit kanë luftuar ashpër, dhe jo rrallë edhe dhunshëm, kundër projekteve që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës, duke filluar nga Kosova e Re, e deri tek gazsjellësi i sponzorizuar nga SHBA-të. Projekte që, po të ishin realizuar, sot do të garantonin siguri energjetike dhe çmime më të ulëta të energjisë për të gjitha familjet e Kosovës”, shkruan mes tjerash Çitaku.

“Mos realizimi i këtyre projekteve, e ka bërë Kosovën të varur nga pazaret e matrapazëve si Nagipi e Martin. Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar, që pranon lëmoshën si sukses. Kosova nuk dorëzohet. Kosova meriton dhe mundet shumë më mirë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews