Një grua në Prishtinë ka raportuar se është duke u kanosur dhe ngacmuar nga një person në vazhdimësi.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, në vazhdimësi është duke e kanosur dhe ngacmuar atë. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.