Janë arrestuar tre shtetas të Çekisë në Zubin Potok pasi të njëjtit dyshohen se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në drejtim të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga policia në Bërnjak.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Çekisë, pasi që dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në raport.