Një person në Leposaviq është ndalur nga njësitet policore nen dyshimin se ka kaluar kundërligjshëm kufirin.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin kosovar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.