Joseph: Nuk e kuptoj Kurtin, e pranoi përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit, tani thotë e dua një tjetër

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph, në një intervistë për RTV21, ka komentuar insistimin e Kryeministrit Albin Kurti për një draft-statut të ri, edhe pse kishte pranuar përmbajtjen e propozimit evropian.

“Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj”, ka thënë Joseph.

Profesori amerikan është referuar ngjarjes së vitit të kaluar në Bruksel, ku krerët e tre shteteve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, kishin zhvilluar takime me Kurtin dhe Vuçiqin.

Joseph thotë se Kurti ka të drejtë të kërkojë nënshkrimin.

“Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri Presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se Presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit, megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”, ka thënë Joseph.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews