Japonia lëshoi një paralajmërim për rrezikun e një “tërmeti jashtëzakonisht të madh”

Japonia lëshoi një paralajmërim për herë të parë sot për rritjen e rrezikut të një “tërmeti jashtëzakonisht të madh”.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe theksuan se paralajmërimi nuk do të thoshte se do të kishte një megatërmet, por se gjasat për të ishin më të larta se zakonisht, shkruan BBC, transmeton Telegram News.

Paralajmërimi u dha disa orë pas ishullit Kyushu u godit nga një tërmet me madhësi 7.1, pas së cilës nuk u regjistrua asnjë dëm i madh.

Ekspertët rekomanduan një masë paraprake sepse epiqendra ishte e vendosur në buzë të shtratit Nankai, një zonë me aktivitet sizmik që shtrihet përgjatë bregdetit japonez të Paqësorit.

Megatërmetet e tilla godasin në rajon çdo 90 deri në 200 vjet, e fundit e të cilave ndodhi në 1946. Ekspertët besojnë se ekziston një shans 70% deri 80% që në 30 vitet e ardhshme zona do të goditet nga një tërmet me madhësi 8 ose 9.

Sipas vlerësimeve më të këqija, më shumë se 200,000 njerëz mund të vriteshin në rast të një tërmeti të tillë (dhe tsunamit pasues). Paralajmërimi do të jetë i vlefshëm për një javë.

Autoritetet kanë rekomanduar që banorët të jenë në gatishmëri në ditët e ardhshme, të ketë furnizime të mjaftueshme dhe për ata që nuk mund të evakuohen shpejt t’a konsiderojnë lëvizjen e përkohshme në një zonë tjetër. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews