Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka publikuar të dhënat mbi jetëgjatësinë në vend.
Murati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se jetëgjatësia mesatare në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vjet më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kështu tha ministri duke iu referuar të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore.
E kjo sipas tij është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.
“Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vjet më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.