Iu bashkua Vetëvendosjes, Bylbyl Sokoli dikur ishte këshilltar i Hashim Thaçit

Ish-futbollisti dhe trajneri, Bylbyl Sokolit, i cili aderoi këtë javë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka qenë dikur këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sokoli ka sqaruar se ka qenë këshilltar i Thaçit për sport në vitin 2007. Ai sqaroi se ka punuar në hartimin e programit zgjedhore dhe se pas zgjedhjeve më pas ka vazhduar në profesionin e tij.

“Po, ajo ka qenë atëherë në vitin 2007. Kemi qenë një ekip që është përpilu. Për sport kam qenë unë si këshilltar…Ne kemi qenë profesionistë aty dhe kemi dhënë kontributin. Programi ka qenë korrekt…Vetëm kemi hartu programin për zgjedhje dhe kemi vazhdu në profesionet tona. Unë kam vazhdu me ushtru detyrën e pedagogut në universitet dhe kam qenë trajner”, ka deklaruar Sokoli në ATV.

Për aderimin e tij ka njoftuar Kryeministri Albin Kurti, ku ka bërë me dije se Sokoli do të jetë kandidat për zgjedhje.

“Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror. Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews