Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.
Gruaja e cila u godit nga vetura është M.M e lindur në vitin 1971, e cila si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në QKUK.
Kështu ka konfirmuar për Telegram News zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Zëdhënësi ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 09:30 minuta, me ç’rast gruaja është goditur nga vetura, teksa po kalonte rrugën, jashtë vendkalimit për këmbësorë.
“ Në orën 09.30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën ‘Ekrem Rexha’, në Prizren. Aksidenti ka ndodhur pasi që këmbësorja kishte qenë duke e kaluar rrugën, jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe se është goditur nga një automjet. Ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe se fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por duke marrë parasysh lëndimet e marra është dërguar në QKUK”, tha Bytyqi.
Bytyqi po ashtu ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar dhe prokurori, i cili ka urdhëruar që ngasësi i veturës të ndalet për 48 orë.