“Isha i tronditur”: Burri nga Gaza thotë se lideri i Hamasit u vra në shtëpinë e tij të evakuar

Yahya Sinwar, i cili konsiderohet figura kryesore pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, u vra nga trupat izraelite të mërkurën.

Ushtria izraelite publikoi pamjet me dron që tregonin Sinwar në një shtëpi pjesërisht të shkatërruar para se të vritej, shkruan BBC.

Abo Taha tha se ai ishte larguar nga shtëpia e tij në Rafah për në Khan Younis më 6 maj, kur Izraeli urdhëroi evakuimin dhe filloi një operacion kundër luftëtarëve të Hamasit dhe nuk kishte marrë asnjë lajm për shtëpinë e tij deri më tani.

Abo Taha tha se vajza e tij së pari i tregoi atij pamjet që supozohet se kapnin momentet e fundit të Sinwar në mediat sociale, duke thënë se përshkruante shtëpinë e tyre në Rafah.

Ai fillimisht nuk e besoi, tha ai, derisa vëllai i tij konfirmoi se shtëpia ishte me të vërtetë e tij.

“Isha sikur ‘po kjo është shtëpia ime’ dhe pashë fotot dhe këtu u trondita”, tha Abo Taha.

Ai rrefeu se nuk e kishte idenë pse Sinwar ishte atje dhe si arriti atje.

“Asnjëherë unë, vëllezërit dhe djemtë e mi nuk kemi pasur ndonjë lidhje me këtë”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews