​Iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore Kosovë-Slloveni

Ministri i Punës Hekuran Murati priti sot në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punës të Sllovenisë Luka Mesec me të cilin janë dakorduar për inicimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore mes dy vendeve.

Marrëveshja do të lehtësojë barrën e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë.

Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes.

Palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews