Fuqia punëtore e Kosovës, po mbulohet me të rinj nga Afrika, shtetasit që veç kanë filluar të pozicionohen në Kosovë , janë qytetarët e Bangladeshit, një bisedë me të cilët sjell Telegrami.co
Statistikat migruese të fuqisë punëtore në Kosovë, nuk dihen plotësisht.
Brezat që përbëjnë fuqinë punëtore nga e cila ka varësi çdo shtet, përfshirë edhe Kosovën, është në lëvizje e sipër çdo ditë, por ajo që dihet është se nga Kosova po ik fuqia punëtore çdo ditë e më shumë.
Fuqia punëtore e Kosovës, po mbulohet me të rinj nga Afrika, shtetasit që veç kanë filluar të pozicionohen në Kosovë , janë qytetarët e Bangladeshit, një bisedë me të cilët sjell Telegrami.co nga vizita që u bëri të dielën derisa ata pushonin.
Shahin Mia nga Bangladeshi punon prej më shumë se një viti në Euro Metal disa kilometra pa arritur në Ferizaj.
Si arrijnë qytetarët e Bangladeshit në Kosovë , është proces me shumë sfida.
Lidhur me këtë Shahin Mia thotë për Telegrami.co:
“Në këtë shtëpi , banojmë 17 veta nga Bangladeshi . Nuk jemi duke jetuar ilegalisht as nuk punojmë ilegalisht. Kemi sigurim të përkohshëm shëndetësor dhe kemi pagën mujore me të cilën , unë i mbaj një familje në Bangladesh.
Atje kam prindërit, kam bashkëshorten dhe djalin dhe kam vëllezër e motra, të cilët i mbaj me një pagë mujore.
Ata kujdesen edhe atje të bëjnë punë krahu për të siguruar ekzistencën, por nëse këtu do ta kisha një pagë prej 600 eurosh që i dërgoj familjes, askush atje nuk ka nevojë të punoj ,fjala është për ekzistencë”, thotë ai.
Shahin Mia, që din një anglishte komunikimi, tregon se ardhja në Kosovë realizohet përmes një rruge të gjatë Bangladesh, Katar, Prishtinë.
Sipas tij, aktualisht Kosova është tregu më atraktiv për qytetarët e Bangladeshit, shumica banorëve të të cilit janë brez i ri i paarsimuar dhe që kërkon punë, krahu.
Mia, thotë se nuk ka për qëllim largimin nga Kosova, përkundrazi, tregu kosovar përditë e më shumë ka nevoja për punëtorë të rinj. /Telegrami.co