Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Budapesti nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pasi nuk i kontribuon dialogut.
Szijjarto, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjugut, ka thënë se qëndrimi i Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE ka qenë i qartë që më parë.
“Ne jemi të rrënjosur për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.
Szijjarto të mërkurën në Budapest është takuar me ministren e Ekonomisë së Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
Para dy ditësh, udhëheqësja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë njëherish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kërkoi ndihmën e Hungarisë, që është në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, gjatë takimit me ambasadorin hungarez në Kosovë, Bela Bozsik.