Hoxha nga Vushtrria, Bedri Halili ka kritikuar ashpër prindërit e nxënësve për lejimin e mbajtjes së mbrëmjes së maturës.
Në ligjeratën e mbjatur këtë të premte, hoxha nga Vushtrria ka kritikuar mënyrën e organizimit të kësaj mbrëmje.
“Unë sot hoxhë jom, me ia shti dorën, kumeditë ku i çoj mentë. Njeri jom. Sot jom 50 e kusur vjet, jom gjysh. Një gru e mirë, e lyme, e ngjyme, me ia shti dorën, hoxhë jom, kumeditë ku i çoj mentë. Mos kujtoni që jom peder a i flliqtë. Asessi. S’jom kanë asnjëhërë e as s’kom me kanë. I ka lonë Zoti senet e ndame. E djemte 18-19 vjet, t’lyme e t’ngjyme, kap dorën, e me dalë msojset aty me kcy n’mbramje t’maturës, Zoti na rujtë”, tha ai.
Ndër të tjerash, Halili adresoi kritika edhe ndaj profesorëve.
“Atyne profesorëve duhet me shku me ua dhënë flakën. Edhe atyne baballarëve që i kanë leju djemtë dhe çikat ashtu duhet me ua dhënë flakën. Shkollat tona jonë bo shpija publike. Nxanset tona nuk shkojnë me mësu, m’falni n’shprehje shkojnë.. shkojnë për tjetër sen. Çka lyp msusi 40 vjet, pa martu, me dhanë mësim? Me kajtë dertin, e kisha çitë ni ligj, as s’guxon me konë motër medicinale, as mjeke, as hoxhe, as polic, as msus, e as msuse që je pa martu. Hup prej ktuhit! Çka dojnë vejanat, kurvarët me dhanë mësim, çka don hoxha kurvar, çka don gjenerali kurvar, çka don polici në komunikacion, apo deputeti në Parlament, kurva dhe kurvarë pa martu në Parlament me ia dhanë votën?“, ka deklaruar ai.