Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar në festën e Ditës së Pavarësisë Amerikane, është unik.
Hovenier në “X” tha se është thellësisht i nderuar ndaj kosovarëve.
“I gëzuar për të marrë pjesë dhe marrë pjesë në shumë festime dje në Prishtinë të organizuara për nder të pavarësisë së SHBA-së. Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4, të gjithë!”, ka thënë Hovenier.
Ndryshe, dje u shënua 246 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delighted to attend and participate in many celebrations yesterday in Pristina organized in honor of U.S. independence. The passion of Kosovans to join us in celebrating American Independence Day is unique, and for that, I am deeply honored. Happy 4th, everyone! pic.twitter.com/RBftap99zs
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 5, 2024