Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një vizitë në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Haxhiu u prit nga kryeprokurori Agim Kurmehaj dhe zëvendëskryeprokurori Ersan Çavolli.
Ministrja tha se në takim diskutuan për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë reformat në drejtësi dhe adresimin e dhunës në familje, fenomen ky që vetëm në komunën e Pejës ka regjistruar 258 raste që nga janari i këtij viti.
Postimi i plotë:
Vizitë në Prokurorinë Themelore në Pejë
Sot, vizitova PTH në Pejë, me ç’rast u prita nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zv. kryeprokurori, Ersan Çavolli.
I njoftova për prioritetet tona që ndërlidhen me reformën, punën që po bëjmë me fokus në adresimin e dhunës në familje ku vetëm nga janari e deri më sot në Komunën e Pejës janë raportuar 258 raste të dhunës në familje si dhe i njoftova për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin.
U njoftova për angazhimin e tyre sidomos për këto raste dhe po ashtu për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, por që pavarësisht kësaj rezultatet nuk kanë munguar.
Pas takimit, vizituam hapësirat e kësaj prokurorie ku takuam prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor, ndërmjetësues dhe staf tjetër administrativ.
Në fund i falenderova për punën dhe angazhimin dhe i ofrova mbështetjen time për tejkalimin e sfidave.