Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbajë sot konferencë për media së bashku me partnerët e koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30.
Kjo konferencë do të nis prej orës 16:00 në Selinë qendrore të AAK-së.
“Kryetari Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, mbajnë konferencë shtypi, sot në ora 16:00, në Selinë qendrore të AAK-së. Kjo pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme”, thuhet në njoftim për media.