Haradinaj: Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë të Klinës.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Klina do ta ketë rrugën tranzitore, që do e lidh me Istogun dhe Skenderajn.

“Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit. Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%. Fond për bizneset e reja – të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim. Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro, nuk do të ketë student pa bursë”.

“Do të trefishohen subvencionet për bujqësi. Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset partnere me shtetin. Do të garantohen të gjitha shpenzimet për foshnja deri në moshën njëvjecare. Orar fleksibël për gratë me foshnja deri në moshën trevjeçare, sipas tij, çelësi i realizimit të krejt objektivave tona, është krejt Kosova në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews