Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të Manchester Cityt

Seria e dobët e rezultateve e Manchester Cityt vazhdoi edhe këtë vikend, pasi ata u mposhtën me rezultat 2-1 ndaj Aston Villas në udhëtim.

Ekipi i Pep Guardiolës tashmë ka humbur nëntë nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, duke përfshirë gjashtë humbje në Ligën Premier, pasi u mposhtën në ‘Villa Park’.

Ishte një tjetër ndeshje ku golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar Haaland, dështoi që të ushtrojë ndikimin e tij.

Norvegjezi pati vetëm një goditje në drejtim të portës dhe vetëm një prekje brenda zonës së rrezikshme, ku që të dyja erdhën në minutën e 90-të.

Ai ishte praktikisht inekzistent me vetëm 18 prekje të topit në total dhe vetëm tetë pasime të kompletuara, teksa ka vetëm tre gola të realizuar në dhjetë paraqitjet e fundit në kampionat.

Dhe tani në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Haaland ka dhënë një përgjigje të sinqertë sa i përket paraqitjeve të tij të fundit.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Gjëja e parë të cilën po e shikoj është vetja ime, nuk i kam bërë gjërat mjaftueshëm mirë, nuk kam shënuar rastet e mia dhe gjithçka”.

“Unë duhet të jem më i mirë. Ka shumë nga unë dhe unë nuk kam qenë mjaftueshëm i mirë”.

“Ne e dimë sa i rëndësishëm është besimi. Ju mund ta shihni. E prek çdo qenie njerëzore, por duhet të vazhdojmë. Ne duhet të qëndrojmë pozitiv edhe pse është e vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë fortë”, ka thënë Haaland.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews