Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, akuzoi Qeverinë Kurti për moszbardhjen e rastit të Astrit Deharit.
Në një konferencë për media, ai theksoi se janë zhdukur mostra të Deharit dhe është djegur Instituti i Mjekësisë Ligjore dy herë gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Gruda ngriti pyetje për zhdukjen e mostrave dhe zjarrin në institut, duke akuzuar LVV-në për pengimin e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për këto ngjarje.
Ai premtoi se rastin Dehari nuk do të mbetet i pazbardhur dhe se ata që po e pengojnë hetimin do të japin llogari.