Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik ditën e sotme në rrugën Patras – Pirgos, në Greqi.
Mediat greke raportojnë se 75-vjeçarja shqiptare u tërhoq zvarrë nga një makinë në lëvizje teksa tentoi të kalonte Autostradën e Kombit.
E moshuara kishte udhëtuar nga Kos dhe po vizitonte një të afërm në Alissos.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit dhe rrethanat e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga Policia Rrugore. /IA