Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar ndaj kritikave të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mos-publikimin e aktgjykimit mbi Ligjin për Pagën Minimale.
Në përgjigjen e saj, Gjykata sqaroi se publikimi i aktgjykimeve ndodh pas përfundimit të procedurave të nevojshme, përfshirë përkthimin dhe përmirësimet tekniko-gjuhësore.
Ajo theksoi se është e përkushtuar të publikojë vendimet sa më shpejt që është e mundur, duke siguruar cilësinë e tyre.
Ministri Murati kishte kritikuar Gjykatën për vonesën, duke theksuar se shumë të punësuar presin për zbatimin e ligjit dhe rritjen e pagës së tyre.