Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën ka konfiskuar dy armë zjarri.
Sipas njoftimit, armët dyshohet se janë përdorur në një aheng familjar në Gllarevë të Klinës.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa janë sekuestruar një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari janë sekuestruar: një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.