Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë

Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Burimet brenda redaksisë së Telegram News, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një vetvrasje të një gruaje të moshës 29 vjeçe me inicialet N.GJ,  emër i njohur i redaksisë, e cila ushtronte profesionin e infermierës.

Sipas burimeve të Telegram News, vrasja është kryer me armë zjarri, armë e cila ishte pa leje.

Motivet endet nuk dihen rreth rastit.

Ndërsa lajmin  për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci për TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews