Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ndërsa nga një rast në Gllogoc, Suharekë, Rahovec dhe Skënderaj.
Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 16.12.2024 – 14:50. Është ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 16.12.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gllogoc / 16.12.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
. Suharekë / 16.12.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
. Rahovec / 16.12.2024 – 16:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
. Skenderaj / 31.10.2024 – 12:00. Me 16.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.