Gati 4 orë, Vazhdon intervistimi i Nagip Krasniqit në Prokurorinë Speciale

Që nga ora 13:00, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqin, po vazhdon të qëndrojë në Prokurorinë Speciale.

Aty ai po merret në pyetje për dyshimet për dallavere me rrymë.

Krasniqi ka një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, megjithatë hetimet e Prokurorisë po vazhdojnë.

Intervistimi i tij vjen disa javë pasi u intervistuan edhe Dejona Mihali e ministrja Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u intervistua në Prokurorinë Speciale të Kosovës, para tri javëve. Burimet i kanë thënë Nacionales se intervistimi kishte të bënte pikërisht me rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, që doli këtë të mërkurë para Prokurorisë.

Nacionale kishte publikuar biseda të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, ku përveç tij, implikohej edhe ministrja Rizvanolli.

Në një prej mesazheve, diskutohet për pjesëmarrjen e disa personave në një takim që dukej se e kishte organizuar Vetëvendosje për energjinë.

Aty, Dejona Mihali e përmend Gazmendin dhe Naimin, të cilët nuk dihet se kush janë. Megjithatë, Dejona Mihali i thotë Nagip Krasniqit se këta mund t’i thërrasë edhe ministrja Rizvanolli.

“Nëse nuk mundesh le t’i thërrasë Artana direkt. Na duhen dy qymyr”, thuhet në mesazhin e parë ku përmendet ministrja e Ekonomisë.

Në një tjetër bisedë të dytë, sërish përmendet ministrja Rizvanolli.

Dejona Mihali e pyeste Krasniqin për komisionin hetimor për energji, ku i kërkon shpjegime të cilat duhet t’i dërgohen Artane Rizvanollit.

“A je duke i ndjekur? Po sulmojnë për komisionin hetimor dhe për importin”, pyeste Mihali.

“Jo. Skam nerva” u përgjigj Nagip Krasniqi.

“Na nevojiten shpejgimet. Jo vetëm ne por edhe Artanes”, u përgjigj sërish Dejona Mihali.

“Dërgoni pyetjet”, tha Krasniqi.

Ndryshe, Krasniqi akuzohet se i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

“..ashtu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji” – thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, këto veprime i mundësonin kompanisë nga Sllovenia “Holding Slovenske Elektrane” – HSE tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës,

Mes tjerash, në këtë dispozitiv theksohet se të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore duke dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës në vlerë prej 531.920.79 euro.

“..dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Republikës së Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 Euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3,229,905.00 Euro” – vijon tutje.

Përveç Rizvanollit, nga pushteti ishin intervistuar për raste të tjera edhe ministrja Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore, zv/ministri Hysen Durmishi për rrugën Prishtinë-Podujevë e ambasadori Martin Berishaj për shpërlarje parash. Ndërkohë në rastin e ambalazhuesve të ujit, hetimet janë zgjeruar edhe për Ministrin Liburn Aliu.

“A po vjen? Me kapelë”: Dejona Mihali urdhëronte Nagip Krasniqin të shkojë në takim i maskuar

“A po vjen te ne…me kapelë :)”.

Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht Koordinatorja e Komiteteve Profesionale në Vetëvendosje – ish-Kryeshefit të Korporatës Energjetike (KEK), Nagip Krasniqit, tash të arrestuar dhe me aktakuzë nga Prokuroria Speciale për dyshime të dëmtimit të buxhetit të shtetit për mbi 3 milion euro.

Nacionale ka siguruar komunikimet e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin në platformën “Signal” – ku përkthehet një tablo udhëzimi e menaxhimi nga Mihali ndaj Krasniqit se çka të bëjë e çka jo.

Mihali qe intervistuar nga Prokuroria Speciale javë më parë mu për këto komunikime. Pretendoi se u intervistua nga prokuroria “për ta zbardhur të vërtetën”:

Por, e vërteta del të jetë që Krasniqi del të ketë qenë i udhëzuar skajshmërisht nga Mihali, e cila i kërkon llogari, pyet, dërgon, informon për gjëra në lloj-lloj sferash: prej atyre energjetike e politike.

Të kthehemi te mesazhi i sipërm, kur Mihali e fton në objekt të Vetëvendosjes: por, ia bën me dije që të shkojë i kamufluar: “…me kapelë” të cilës ia shoqëron edhe një ‘smajll’.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews