Gashi: Kurti u dërgoi mesazh qytetarëve se mund ta anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve edhe për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale sot për intervistim.

Gashi i LDK-së tha se mosparaqitje e Kurtit është një sinjal i gabuar që i dërgohet qytetarëve.

Sipas tij, qytetarëve u dërgohet mesazhi nga Kryeministrit se ata mund ta anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë.

“Një çështje që mendoj se duhet ta komentojë është mosparaqitja e kryeministrit Kurti në Prokurorinë Speciale, sinjali që dërgohet është i gabuar. Qytetarëve të Kosovës iu dërgohet mesazhi nga kryeministri se ata mund të anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë, dhe kjo është element i sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të gjitha rastet kur deputetët e LVV-së dhe vetë kryeministri kanë qenë të akuzuar për dhunën që kanë ushtuar brenda Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij, i kanë pizatur rastet duke çuar me parashkrim dhe ky po ashtu është një sinjal i gabuar për qytetarët kur drejtësia nuk është dhënë por është parashkruar rasti”, tha deputeti i LDK-së në konferencën për media.

“Ky është në dëmtim i demokracisë, një dëmtim i kuptimit për sundimin dhe rendin e ligjit. Kur një ministre e drejtësisë e lë rastin t’i parashkruhet domethënë nuk është e interesuar që të ndahet me drejtësi”, shtoi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews