Ganimete Musliu, po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, iu kthye seancave plenare pas disa muajsh mungese.Kjo për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Musliu para një kohe u trajtua në Gjermani, për shkak të problemeve me zemër, intervenim ky të cilin ajo e kaloi me sukses.
Ligjvënësja e PDK-së iu nënshtrua po ashtu edhe një faze të rikuperimit, duke i munguar jetës politike për disa muaj.