“Fox News” e shpall Trumpin president të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Televizioni i njohur amerikan, “Fox News”, e ka raportuar parashikimin e vet që republikani Donald Trump do të fitojë edhe në shtetin kyç të garës për president, Pensilvani, duke u zgjedhur kështu përsëri president i Shteteve të Bashkuara.

“Desku i Vendimeve i Fox News-it projekton q ëish-presidenti Donald Trump e ka mposhtur nënpresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pas një cikli zgjedhor historik, të mbushur me kthesa të pashembullta dhe dy tentative kundër jetës së tij” – thuhet në artikullin e televizionit amerikan.

“Trumpi do të jetë presidenti i parë që shërben në dy mandate me ndërprerje mes tyre që nga presidenti Grover Cleveland më 1892 – dhe vetëm i dyti në histori” – thekson televizioni “Fox News”.

Trumpi fillimisht ishte zgjedhur president më 2016, duke e mposhtur ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Ai i humbi zgjedhjet presidenciale më 2020 nga presidenti Joe Biden gjatë pandemisë së koronavirusit, por u rikthye në Shtëpinë e Bardhë më 2024 pas një fushate gati dyvjeçare, duke u zotuar se do ta bëjë “Amerikën edhe një herë të mrekullueshme”, raporton televizioni.

Trumpi formalisht e njoftoi fushatën e tij presidenciale më 15 nëntor 2022 – vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Trumpi bëri fushatë për mandatin e dytë duke u mbështetur mbi të kalurën e mandatit të parë dhe në dështimet e administratës Biden – Harris, shkruan “Fox News”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews