Foda flet për përballjen me Norvegjinë, zbulon mungesën e madhe te Kosova

Franco Foda ka nisur konferencën e parë për shtyp në grumbullimin e muajit qershor, ku Kosova do të luaj vetëm një ndeshje miqësore.

Dardanët janë grumbulluar për tu përgatitur para sfidës me Norvegjinë e cila zhvillohet më 5 qershor në Oslo.

Përzgjedhësi gjerman ka folur para mediave të pranishme duke thënë se do të donte dy ndeshje miqësore në qershor, por ndeshja ndaj Norvegjisë e gëzon.

“Do të doja t’i kishim dy ndeshje, por për arsye të ndryshme nuk ka qenë e mundur. Gëzohem shumë që do ta kemi mundësinë të luajmë kundër Norvegjisë pasi është një përgatitje e mirë për nisjen e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë”, deklaroi fillimisht Foda.

Tutje trajneri gjerman ka thënë se të gjithë lojtarët janë në grumbullim përpos Aro Muric i cili është i sëmurë dhe se është në kontakt me të.

“Gati të gjithë lojtarët kanë arritur këtu përpos Arijanet Muric, i cili është i sëmurë. Unë me të jam në kontakt të vazhdueshëm dhe në këto dy ditë do ta di nëse do të jetë i pranishëm. Për fat të keq i kemi disa mungesa për arsye të lëndimeve”.

“E kemi një ekip mjaft të balancuar, mjaft të mirë, dhe jemi maksimalisht të përgatitur dhe duam të fitojmë”.

“Do të bazohemi në formën e lojtarëve, në profilin e tyre. Kjo do të jetë mundësia e fundit para lojërave të Ligës së Kombeve, që t’i testojmë dhe ta kemi një përshtypje dhe një pasqyrë për ta para atyre ndeshjeve”, tha Foda.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews