37 vjeçarja u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj në një kafiteri të Ferizajit.
Viktima u deklarua në Polici ku kishte kërkuar edhe ndihmën e tyre. Sipas deklarimit të saj pas sulmit fizik nga i dashuri i saj, ajo ka pësuar lëndime dhe frikë.
Si rezultat i denoncimit, Policia e arrestoi të dashurin e saj.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe rastin e ka inicuar si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.