Real Madrid ka marrë lajme të këqija këtë të premte.
Gjatë seancës stërvitore të kësaj dite, Jude Bellingham nuk mund t’i përfundonte për shkak të një lëndimi që pësoi.
Sipas shërbimeve mjekësore të klubit lojtari ka pësuar një dëmtim në muskujt plantar të hollë të këmbës së djathtë.
Ky lëndim do ta mbajë atë larg fushave për rreth një muaj, derisa madrilenët presin që ai të rikthehet pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Kjo lë të të kuptohet se Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në të në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Real Valladolid.
Nga ky lëndim, pritet të “përfitojë” Arda Guler i cili mund të tregoj veten gjatë kësaj periudhe.
Tani pas Camavingas dhe Alabas, edhe Bellingham i bashkohet listës së të lënduarve te Real Madrid, klub ky që duket se nuk po i prin fati shkaku i lëndimeve.