Një tjetër ikonë e futbollit kosovar, mbyll dyert e karrierës së tij.
Enis Zabërgja edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli aktiv.
Lajmi është bërë i ditur nga tani ish-futbollisti përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Nuk është e lehtë që pas 22 vitesh karrierë t’i thuash lamtumirë sportit më të bukur në botë”, ka shkruar ai.
Për gjithë këto vite, ai ishte një nga sulmuesi më cilësor në futbollin kosovar, duke arritur të numërojë mbi 250 gola.
Luajti për skuadra me nam në Kosovë, si Trepça, Hysi, Llapi, Drenica e shumë tjera. Derisa përvoja e tij e fundit ishte te KF Mitrovica.