Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes ku u ekzekutuan me kallashnikov tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur në një lokal në Memaliaj në Shqipëri.
Pas mbledhjes së provave që do i shërbejnë hetuesve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të atentatit, forcat zjarrfikëse kanë pastruar zonën nga njollat e gjakut në rrugë.
Gjithashtu policia ka zhvendosur makinën që përdorën autorët në atentat, që më pas e dogjën në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Gjithçka ka mbetur pas janë vetëm goma të djegura e pluhur hiri.
Në vendin ku u dogj makina u gjetën edhe 3 armë më silenciator, që mendohet të jenë përdorur nga autorët për ekzekutim.
Atentati ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut./RTSH