Është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se ishte përfshirë në gjashtë vepra të ndryshme, shkruan Telegram News.
Në njoftimin e Policisë thuhet se F.I dyshohet për vjedhje, sulm dhe për posedim të substancave narkotike.
“Me datën 26.08.2024 si rezultat i angazhimit të përbashkët të njësitit të hetimeve të stacionit Policor në Gjilan me njësite të tjera relevante policore dhe veprimeve operative – hetimore, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari F.I. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën gjashtë raste ‘’Vjedhje’’, një rasti ‘’Sulm’’ dhe një rast ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’” thuhet në njoftim.
Tutje Policia ka thënë se gjatë arrestimit tek 24 vjeçari janë gjetur substancë narkotike, marihuanë dhe herionë.
“Po ashtu gjatë arrestimit tek i dyshuari pasi që i është bërë kontrolli i tij janë gjetur dhe sekuestruar 1.16 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gram substancë narkotike e llojit heroinë të cilat do të përdore si prova materiale në gjykatë”, thuhet në njoftim.
I njëjti pasi është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /TelegramNews/