Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy persona janë sulmuar nga qentë endacakë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të martën.

Siç njofton gazetari Bujar Vitija, rastet kanë ndodhur në afërsi të Klinikës së Ortopedisë, ku një qytetar u sulmua paradite, ndërsa një teknike e Klinikës së Radiologjisë pasdite.

Sipas tij, të dy personat pësuan lëndime si pasojë e tentativave për t’iu ikur sulmeve të qenve.

“Të dy me lëndime nga kafshimet e qenve dhe nga përpjekja për të ikur”, shkruan ai.

Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe qendrore për të zgjidhur problemin e qenve endacakë, duke paralajmëruar për rrezikun që mund të sjellë një neglizhencë e mëtejshme.

“Komuna e Prishtinës, por edhe niveli qendror, duhet të marrin masa sa më parë që të mos ketë pasoja më të rënda”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews