Policia në Prizren ka ndaluar për 48 orë një person pasi të njëjtit gjatë kontrollit të veturës i është gjetur një armë e zjarrit, pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.
Gjithashtu, policia ka marrë informatën nga personeli i një shkolle në Suharekë, se në çantat e dy nxënësve janë gjetur një armë zjarri me gaz dhe një thikë.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Armëmbajtje pa leje
Prizren, 17 dhjetor 2024
Në rajonin e Prizrenit në dy raste të ndara, në Prizren dhe në Suharekë policia ka ndaluar një persona për armëmbajtje pa leje ndërsa dy te tjerë lirohen ne procedur të rregullt.
Me datën 16.12.2024, njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren VERI, gjate një pike kontrolli, kane ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuarin K.P (M/K), i moshës 24 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Prizren VERI dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Me datën 16.12.2024 Stacioni Policor në Suharekë nga personeli i një shkolle të komunës së Suharekës, është njoftuar se gjatë kontrollit në dy çanta të dy nxënësve të shkollës janë gjetur një (1) armë zjarri me gas dhe një (1) mjet i mprehtë (thikë).
Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit. Kanë konfiskuar mjetet e lartcekura dhe kanë intervistuar të dyshuarit në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll, shfrytëzim apo Posedim i pa autorizuar i armës’’, rast i cili është proceduar në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.