Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme.
Ata kanë zënë vend në ulëset pas deputetëve të PDK-së.
Të njëjtit nuk kanë marrë pjesë fare në votim.
Por që për këtë u përkujdes shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila e cila sipas pamjeve shihet se tentoi t’i bindte ata.