Dogana e Kosovës ka njoftuar se në brezin kufitar mes fshatit Tanushē -RMV dhe fshatit Mjak -RKS ka ndaluar një automjet të tipit pikap, ngjyrë e bardhë, me targa vendore duke hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Bëhet e ditur se automjeti i dyshuar është arritur tē ndalet rreth ores 11:30, ku gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari B.S. i moshës 35 nga Vitia.
Derisa në të thuhet se kishte pasur të ngarkuar disa thase te bardhë dhe disa kovë të plastikes.
“Gjate numrimit të mallit është verifikuar se 21 kovë plastike ngjyrë e bardhë me peshë nga 26 kg ishin te mbushura me mjaltè ,ndërsa 31 thasë ngjyrë e bardhë me peshë nga 15 kg. ishin të mbushur me duhan të përpunuar,pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit. Gjithsej janë 546 kg. mjalte dhe 465 kg.duhan. Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 10.000€, ndërsa shmangie nga taksat doganore janë mbi 18.000 €”, thuhet në njoftimin nga Dogana.
Më tej, thuhet se automjeti dhe malli i kontrabanduar ështē sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganorë në Ferizaj.
Rasti mbetet të trajtohet nga njësit relevante të doganës së Kosovës./TelegramNews./