Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësite Antikontrabande pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.
Bëhet e ditur se vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro.
Derisa malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.
“Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro. Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse. Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon denoncimin e rasteve të ngjashme për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun dhe shëndetin publik në vend”, thuhet tutje.